Botë

OBSH: Mbi 230 mijë raste të reja në 24 orë në botë

13.07.2020 11:56

Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën...

Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rreth 230 mijë e 370 raste të reja me Covid-19.

Numri më i madh i rasteve të reja është në SHBA, ku u raportuan 142 mijë e 992 raste të reja. Pas SHBA-së renditet Azia jug-lindore, me 33 mijë e 173 raste të reja. Evropa, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar 18 mijë e 804 raste të reja. Afrika renditet pas Evropës, me 17 mijë e 884. Mesdheu-lindor ka raportuar 15 mijë e 361 raste të reja. 

OBSH gjithashtu njofton se janë raportuar 5 mijë e 285 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ku numri më i lartë është përsëri në SHBA. Numri i të prekurve në mbarë botën ka shkuar në mbi 13 milionë. Deri më tani jetën kanë humbur 571 mijë e 660 persona. Rreth 7.6 milionë njerëz janë shëruar.