Ekonomi

KRRE: Shtrenjtohen derivatet e naftës

13.07.2020 14:08

Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër..

Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër dhe do të arrijnë 63,5 përkatësisht 53 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohen për një denarë për litër dhe do të kushtojnë 61,5 dhe 53, 5 denarë për litër.
 
Me vendimin e KRRE-së për 0,605 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 26,585 denarë për kilogram.