Shenja ekologjike në firmë, e mirë për mbrojtjen e ambientit

27.10.2014 17:51

Shenja ekologjike e produkteve dhe shërbimeve nënkupton plotësimin e kushteve të caktuara.......

Shenja ekologjike e produkteve dhe shërbimeve nënkupton plotësimin e kushteve të caktuara, që do të shërbejnë për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe për të zvogëluar shpenzimet e kompanive prej 20 deri në 40 për qind, informoi Jadranka Ivanova,udhëheqëse e Departamentit në Sektorin e Unionin Evropian  pranë Ministrisë së Ekologjisë.

Ajo tha se prodhuesit mund të fusin në përdorim masa më të rrepta, me të cilat sigurohet mbrojtje më e madhe e ambientit jetësor.

“Këto prodhime dhe shërbime do të kenë ndikim më të ulët në mbrojtjen ekologjike në raport me prodhimet dhe shërbimet tjera. Kjo është një mënyrë e mirë dhe jo e obligueshme dhe se vetë prodhuesit, nëse dëshirojnë që ta rrisin dhe të ndikojnë pozitivisht në mbrojtjen e ambientit jetësor, duhet t’i implementojnë”- tha Jadranka Ivanova nga Ministria e Ekologjisë.

Nëse një firmë implementon shenjën ekologjike, do të ishte mirë për atë dhe mbrojtjen e përgjithshme ekologjike, që nënkupton uljen e mbeturinave dhe përdorim më të vogël të ujit dhe të rrymës elektrike. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)