Tiranë, vazhdon procedura për shkarkimin e Metës
Më 30 korrik, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë shkarkimin ose jo të presidentit, Ilir Meta....

Më 30 korrik, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë shkarkimin ose jo të presidentit, Ilir Meta, pas hetimit të nisur lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni i posaçëm parlamentar mbylli këtë të hënë hetimin administrativ duke i lënë radhën hartimit të raportit paraprak mbi gjetjet e këtyre hetimeve që pritet të dorëzohen në komisione më 17 korrik.
Ende nuk dihet qëndrimi i mazhorancës lidhur me shkarkimin e presidentit, por pasi Komisioni i Venecias i dha të drejtë kreut të shtetit si për anulimin e zgjedhjeve ashtu edhe për emërimet në Kushtetuese, është vënë re një zbutje e qëndrimit të saj. (Luljeta Ndoka, TVM2)
