Mbi 300 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale
Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)...

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë aktualisht janë duke u mjekuar 304 pacientë të diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi COVID-19.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thuhet se 176 pacientë janë të shtrirë në QKUK, ndërsa 128 në spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi: 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.
Njëzetekatër pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 4,931 raste me koronavirus.
Prej tyre, 102 pacientë kanë vdekur dhe 2,267 janë shëruar.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
