Maqedoni
SHGM dhe KEMM kanë reaguar ndaj shkeljeve të heshtjes zgjedhore në disa media online
14.07.2020 16:36
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media, dënojnë ashpër rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore nga disa media onlajn gjatë ditës së djeshme, që paraqet një komprometim serioz të procesit zgjedhor.
“Përveç shkeljes serioze të standardeve dhe normave etike për raportim gjatë zgjedhjeve, në raportimin e tyre, këto portale shkelin edhe Kodin Zgjedhor, i cili thotë qartë se “gjatë heshtjes zgjedhore, të gjitha format e përfaqësimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore pushojnë” dhe se “e njëjta vlen edhe për çdo formë të raportimit mediatik që është hapur ose fshehtë në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve.” Për më tepër, ato dëmtojnë vetë procesin zgjedhor, duke u bërë një mjet në duart e qendrave partiake. Kujtojmë mediat se heshtja zgjedhore është një fazë në të cilën votuesit duhet të lejohen të analizojnë informatat e fituara në lidhje me ofertën politike gjatë fushatës dhe të vendosin se për kë do të votojnë. U bëjmë thirrje anëtarëve të Regjistrit të Online Mediave Profesionale që të respektojnë standardet profesionale dhe etike gjatë raportimit të tyre dhe të mos shërbejnë si një mjet për agjitim politik dhe propaganda”, thtuhet ndër të tjera në reagim.
