Botë

Në disa pjesë të Indisë sërish në izolim dyjavësh 120 milionë njerëz

14.07.2020 18:57

Shteti Bihar në Indinë Veriore, që nesër sërish vendosë izolim dyjavësh për rreth 120 milionë banorë...

Shteti Bihar në Indinë Veriore, që nesër sërish vendosë izolim dyjavësh për rreth 120 milionë banorë, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Qeveria e Biharit vendosi të vendosë izolim ditor prej më 16 deri më 31 korrik”, shkroi sot në Tuiter përfaqësuesi zyrtar Sushil Kumar Modi.

Ky do të jetë izolimi më i madh i cilësdo bashkësie lokale në Indi nga heqja e kufizimeve në mbarë vendin në fillim të qershorit pasi virusi vazhdon të përhapet.

Në Bihar, shtet indian i varfër në kufirin me Nepalin deri më tani janë 160 të vdekur nga Kovid-19 dhe 17.959 të infektuar, kumtuan autoritetet sot në mëngjes./mia