Botë

Në SHBA është kryer dënim me vdekje në nivel federal pas 17 vitesh

14.07.2020 19:41

Dënimi i parë me vdekje në nivel federal në SHBA pas 17 vjetëve është kryer sot pasi është ekzekutuar një njeri i dënuar me burg të përjetshëm...

Dënimi i parë me vdekje në nivel federal në SHBA pas 17 vjetëve është kryer sot pasi është ekzekutuar një njeri i dënuar me burg të përjetshëm, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Daniel Li (47) u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në shtetin federal Indiana, thuhet në kumtesë.

Në vitin 1999, Daniel Li u shpall fajtor për vrasjen e një çifti bashkëshortor dhe vajzës së tyre tetëvjeçare në Arkanzas gjatë plaçkitjes. Sipas mediave amerikane, familjet e viktimave e kundërshtuan ekzekutimin, dhe për këtë kanë parashtruar ankesë për ndaljen e saj duke theksuar edhe rrezikun e lartë nga infektimi me koronë.

Gjykata supreme mbrëmë u dha dritë të gjelbër autoriteteve federale ta kryejnë dënimin me vdekje, i pari nga viti 2003.

Janë caktuar edhe dy ekzekutime në nivel federal gjatë kësaj jave, ndërsa ekzekutimi i katërt është planifikuar për në gusht./mia