Botë

Aja Sofia mbetet e hapur për vizitorë kur nuk do të ketë lutje

14.07.2020 21:04

Bazilika e dikurshme Aja Sofia, e cila është shndërruar në xhami, do të jetë e hapur për vizitorët kur në të nuk do të ketë lutje...

Bazilika e dikurshme Aja Sofia, e cila është shndërruar në xhami, do të jetë e hapur për vizitorët kur në të nuk do të ketë lutje, ndërsa mbeten edhe simbolet krishtere të cilat do të mbulohen gjatë lutjeve, kumtuan sot autoritetet turke.

Këshilli shtetëror, gjykata më e lartë administrative në Turqi, të premten solli vendim në dobi të grupit i cili kërkoi ta anulojë vendimin e Këshillit të ministrave nga viti 1934 në të cilën Aja Sofia u shndërrua në muze, sepse dyshon në autenticitetin e nënshkrimit të themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturkut në këtë dokument.

Menjëherë pas vendimit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi shndërrimin e Aja Sofies në xhami.

Lutjet e para të përbashkëta myslimane do të organizohen më 24 korrik. Drejtoria e çështjeve fetare kumtoi sot se simbolet krishtere “nuk paraqesin pengesë për mbajtjen e lutjeve”./mia