Zgjedhjet Parlamentare 2020, 1.814.000 qytetarë iu drejtohen qendrave të votimit
Mbi 1 milion e 814 mijë qytetarë me të drejtë vote...

Mbi 1 milion e 814 mijë qytetarë me të drejtë vote, iu drejtohen dot kutive të votimit në zgjedhjet e dhjeta parlamentare me radhë të mbajtura në vend.
Qendrat e votimit do të hapen nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes, dy orë më tepër se zakonisht.
ODIHR ndjek këto zgjedhje me një ekip bazë prej nëntë anëtarësh nga nëntë vendeve anëtare të OSBE-së. Për formatin vijues të Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve, të sistemuar në Maqedoninë e Veriut, kanë akredituar 26 vëzhgues, në të cilët përkasin ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për mbështetje. MOST-i do t’i vëzhgojë zgjedhjet me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime, me çka do të mbulohet rreth 20% e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve. Përveç në vendvotimet, MOST-i do të dërgojë 80 vëzhgues edhe në Komisionet komunale, dhe një në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
CIVIL do ta vëzhgojë ditën e votimeve me 314 vëzhgues, mobilë, të cilët do ta vëzhgojnë ditën e votimeve në 16 kategori, duke e përfshirë edhe respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, korrupsionin, gjuhën e urrejtjes, përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat.
Të hënën votuan 723 persona të prekur nga COVID-19 dhe ata që janë në vetëizolim. Dje votuan të sëmurët, të burgosurit dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
