Hendboll, përfaqësuesja gati për Rumaninë
27.10.2014 18:45
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve sot ka udhëtuar për Bukuresht të Rumanisë, ku të mërkurën më 29 tetor zhvillon ndeshjen e parë historike në kuadër te fazës së parë kualifikuese për Euro 2018 me përfaqësuesen e Rumanisë, në kuadër te grupit C, në të cilin bënë pjesë edhe Italia..........

Përfaqësuesja e Kosovës në dy javët e fundit ishte në përgatitje, kryesisht me lojtarë vendor, ndërsa ditët e fundit u janë bashkangjitur edhe disa hendbollistë që luajnë dhe jetojnë në shtetet evropiane.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Alfred Llazari ka thënë se hendbollistët janë stërvitur shumë mirë gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen kundër Rumanisë.