K.K. Shkëndija, tetë medalje në Shkup

27.10.2014 18:53

Klubi i karatesë Shkëndija nga Tetova ka fituar tetë medalje (dy të arta, tre të argjendta dhe tre të bronzta) në turneun ndërkombëtar të karatesë “Nikola Grozdanovski-Nike”, i cili është zhvilluar të dielën në Shkup........

Vendet e para i kanë fituar: Arta Duka në kategorinë Kata për femra juniore dhe në konkurrencën e meshkujve Vegim Murati në kategorinë e të lindurve në vitin 2001, +55 kg.

Vendet e dyta i fituan: Arian Mahmuti në kategorinë e të lindurve në vitin 2001, -55 kg, Krenar Xhaferi në kategorinë e kadetëve, +70 kg dhe kadeti tjetër Adrijan Mahmuti (-63kg), i cili në këtë sezon është njëri ndër garuesit më të mirë te KK Shkëndija. Ai në finale u dëmtua nga arbitri. 

Dhe, vendet e treta i kanë zënë: Dardan Ceka në kategorinë e të lindurve në vitin 2003/2004, -35 kg, Azem Emshiu në kategorinë kadet -52 kg dhe Albion Idrizi i cili garoi në kategorinë e seniorëve deri -60 kg.

Trajneret e KK Shkëndija, Veton B. Murati dhe Veton M. Murati janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e garuesve të tyre, duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë t’i përgatisim garuesit për sfidat e ardhshme, pasi në nëntor K.K. Shkëndija do të marrë pjesë edhe në turneun ndërkombëtar ‘Tirana Open’, kurse në fund të nëntorit marrim pjesë në kampionatin shtetëror për kadet, junior dhe junior deri 21 vjeç”.