Rezultatet e para jozyrtare: “Mundemi “ 46 deputetë, “Ripërtëritje” 44, BDI 15, ASH-AAA 12, E Majta 2, PDSH 2

16.07.2020 09:48

Koalicioni “Mundemi” në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë...

Koalicioni “Mundemi”  në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë  44 ulëse në kuvendin e ri, BDI 15, koalicioni Aleanca për Shqiptarët - Alternativa 12, e Majta dy dhe PDSH një deputet

Kështu tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh.

Koalicioni i drejtuar nga LSDM-së ka 324.084 vota ose 36.12 %  nga numri i përgjithshëm i votave,  koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE fitoi dje  312.745 vota ose 34.85 %, BDI 101.432 ose 11.3 %, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57%, E Majta 37.420 ose 4.17%, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 %.

Edhe sot sajti zyrtar i KSHZ-së nuk funksionon si duhet dhe sulmi kibernetik ndaj tij ishte shkaku që KSHZ të mbyllet për gjatë kohë për mediat pa dalë me rezultate më të shpejta.

Në zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të cilat për herë të parë në kushtet e pandemisë aktuale të koronavirusit zgjatën për tre ditë, të drejtën e votës e ushtruan rreth 923 mijë qytetarë, që është rreth 51 % e votuesve të regjistruar në Listën e votuesve.