Kosovë, 119 raste të reja me “Covid19”, 92 të shëruar
16.07.2020 11:21
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar 420 mostra....

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive.
Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata ka filluar të normalizohet. Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë . Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462, kurse numri i rasteve aktive është 2,663.
