Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare në RMV, reagojnë personalitete ndërkombëtare dhe të rajonit
16.07.2020 18:46
Zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend temë kryesore e mediave dhe personaliteteve të rajonit dhe ndërkombëtare...

Mediat shqiptare i kanë vlerësuar si demokratike këto zgjedhje. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet demokratike dhe konkurruese, gjithashtu ka uruar partitë shqiptare për përfaqësimin në Parlamentin e ri.
Edhe në Kosovë mediat kanë uruar për suksesin e zgjedhjeve. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për suksesin në zgjedhjet parlamentare duke uruar sa më shpejt formim të qeverisë dhe thellim të bashkëpunimit ndërsa kryetari i PDK-së Kadri Veseli, e ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë shënuar partitë shqiptare duke e vlerësuar si historik për shqiptarët.
Edhe mediat në Greqi kanë shkruar së në këto zgjedhje fituese është Zoran Zaev dhe LSDM dhe se nuk ka pasur atmosferë zgjedhore për shkak të situatës me virusit korona dhe se dalja në zgjedhje nuk ka qenë e lartë, por megjithatë solide në periudhën e epidemisë, duke përmendur edhe problemin me faqen e internetit të KSHZ-së.
Edhe mediat botërore mes të cilëve agjencia Rojters dhe gazeta GUARDIAN kanë shkruar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Rojters thekson se nëpërmjet këtyre zgjedhjeve përcaktohet tempo për kandidaturën e vendit në Bashkimin Eurpian ndërsa Guardian i ka vlerësuar si kyçe këto zgjedhje për stabilitetin në rajon.
Ish-kryeministri suedez dhe përfaqësues i posaçëm i OKB-së për Ballkanin Karla Bilt ka shkruar në Twiter se pas zgjedhjeve të djeshme në Maqedoninë e Veriut do të pasojnë negociata të gjata për koalicion qeveritar që do të ishte një version i njëjtë i qeverisë së deritashme.
GAZMEND KURTISHI
