Ligji për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve para deputetëve

28.10.2014 10:12

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë vazhdimin e parë të seancës së 19-të.....

Në rend dite të seancës janë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, për transportin e udhëtarëve, për transportin e materieve të rrezikshme dhe qarkullimin hekurudhor, për rrugët publike, për lundrimin e brendshëm, për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për sigurim pensional dhe invalidor, për zona teknologjike zhvillimore industriale, për zona industriale-ekologjike, për lëndë të parë minerale, për pyje, për menaxhim me pasuri të konfiskuar, shfrytëzim pasurie dhe konfiskimin e sendeve në procedurë kundërvajtëse dhe të paligjshme, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, të gjitha me procedurë të shkurtuar.