Bruksel, përfundon takimi Hoti-Vuçiq, Hoti: Takim i vështirë rreth dy temave

17.07.2020 10:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me presidentin  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut.

Ai tha se është diskutuar për çështjen e të pagjeturve dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçic tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin nuk kanë qenë të lehta.

Ndërkohë i Emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  falënderoj të dy palët që ishin të pranishme në Bruksel dhe angazhimin që treguan.