Pritje e udhëtarit të njëmiliontë në Aeroportin e Shkupit
28.10.2014 10:15
Në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup për sot është paralajmëruar pritja e udhëtarit të njëmiliontë.......

Në pritjen e organizuar në aeroportin e Shkupit është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Vladimir Peshevski dhe e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Aeroporti "Aleksandri i Madh" është modernizuar në shtator të vitit 2011 me investim të rreth 100 milionë eurove të koncesionerit turk TAV.
