Rrahje dhe bomba uji në Parlamentin tajvanez
Një debat i ashpër sot u shndërrua në rrahje masive në Parlamentin tajvanez...

Një debat i ashpër sot u shndërrua në rrahje masive në Parlamentin tajvanez, për herë të tretë për 15 ditë, ndërsa disa deputetë i sulmuan kundërshtarët politikë me bomba uji.
Sulmet fizike nuk janë të panjohura për deputetët tajvanezë, ndërsa dy javët e fundit ishin posaçërisht të ashpra gjatë kohës së debatit për emërimin e shefit të ardhshëm të agjencisë për mbikëqyrje të qeverisë.
Rrahjet kanë ndodhur edhe kur u diskutonte për reformat dhe zvogëlimin e pensioneve para katër viteve, në kohë kur presidentija Cai Ing-ven e ka ndërmarrë funksionin.
Partia Demokratike Përparimtare, e cila ka shumicë në Parlament, e propozoi në krye të agjencisë 70-vjeçaren Çen Çu, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, e cila kaloi gjashtë vite në burg në kohën e sundimit të partisë, Kuomintang./mia
