Takim i parë i përfaqësuesve verikoreanë me hulumtuesin e KB-së
Përfaqësues të Koresë Veriore sot për herë të parë do të takohen me hulumtuesin special të Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut Marzuki Darusman.....

"Ky është shumë optimist me këtë rast dhe shumë i kënaqur që ta dëgjojë palën tonë", theksoi Çoe Mjong Nam, përfaqësues i Ministrisë verikoreane të Punëve të Jashtme i angazhuar për të drejta të njeriut.
Çoe theksoi se Koreja Veriore dëshiron "raport të ri dhe objektiv" për gjendjen me të drejtat e njeriut, duke shtuar se paraprakisht ka qenë i bazuar në zëra.
Mbledhja do të mbahet pasi që Dorusmani e prezantoi raportin vjetor për Korenë Veriore para zgedhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për të drejta të njeriut. Raporti rekomandon që Këshilli i sigurisë së KB-së të drejtohet deri te Gjykata penale ndërkombëtare për shkak të gjendjes së keqe të së drejtave të njeriut në Korenë Veriore.
