Botë

Shqipëri, nuk shkarkohet presidenti Meta

17.07.2020 19:03

Pas një viti mbledhjesh e akuzash, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta...

Pas një viti mbledhjesh e akuzash, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, nuk e ka finalizuar qëllimin e tij.
 
Relatorja socialiste, Klotilda Bushka, tha se vërtet kreu i shtetit ka kryer shkelje, siç ishte rasti i anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, por ato nuk mjaftojnë për ta shkarkuar.
 
Qëndrime të ndryshme ka pasur edhe brenda opozitës parlamentare, ku deputeti, Adriatik Alimadhi, u shpreh kundër shkarkimit të presidentit, ndërsa Alban Zeneli braktisi mbledhjen, duke akuzuar mazhorancën se kjo është një amnisti për pazare politike.
 
Të hënën raportet do të diskutohen dhe më pas zyrtarisht do i dërgohen Kuvendit për ta votuar seancën e fundit të sesionit më 30 korrik.
 
LULJETA NDOKA