Xho Bajden muajin e ardhshëm do ta vizitojë Ukrainën
28.10.2014 10:23
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, do të udhëtojë muajin e ardhshëm për në Ukrainë, Marok dhe Turqi......

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se turneu i Bajdenit do të nisë më 17 nëntor.
Ai planifikon të udhëheqë delegacionin amerikan në Samitin Global për Ndërmarrësi, i cili këtë vit mbahet në Marrakesh të Marokut.
Bajden po ashtu planifikon të ndalojë në Turqi, ku do të takojë presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq.
Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë tendosur kohëve të fundit, pasi Uashingtoni ka nxitur Ankaranë të bëjë më shumë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Sirinë fqinje.
Bajden do të takojë në Kiev edhe presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.
