Botë

Në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut humbën jetën të paktën 221 persona në pjesën jugore të Azisë

17.07.2020 21:04

Në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e mëdha, humbën jetën të paktën 221 persona në pjesën jugore të Azisë...

Në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e mëdha, humbën jetën të paktën 221 persona në pjesën jugore të Azisë gjatë muajit të kaluar, bënë të ditur shërbimet kompetente.

Mbi një milionë persona janë bllokuar në Nepal, Bangladesh dhe Indi, ndërsa qindra mijëra të tjerë i kishin lëshuar shtëpitë e tyre, duke kërkuar strehim në rajonet të cilat janë në lartësi më të madhe mbidetare.

Sipas autoriteteve indiane, në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën verilindore të vendit jetën e kanë humbur edhe 16 fëmijë, ndërsa tetë persona humbën jetën gjatë rrëzimit të dy ndërtesave në Mumbai, me çka numri i përgjithshëm i viktimave arriti 101.

Autoritetet në Nepal bënë të ditur se gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 117 persona, ndërsa kompetentët në Bangladesh thonë se në atë periudhë kanë humbur jetën tre persona.

Vërshimet kapluan edhe pjesën më të madhe të parkut kombëtar indian Kaziranga, ku jetojnë rreth 2.500 mostra të rinoqerontit njëbrirësh, lloj i rrallë i gjallesave./mia