Tërmet prej 6,1 ballësh sipas Rihterit në afërsi të Samoas

28.10.2014 10:25

Një tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh sipas Rihterit është regjistruar në afërsi të shtetit-ishull Samoa në Oqeanin Paqësor, kumtoi Instituti Gjeofizik i SHBA-së......

Tani për tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të shkaktuara materiale.

Zëdhënësja e policisë në kryeqytetin Apia kumtoi se dridhja nuk është ndjerë në kryeqytet, si dhe se nuk disponon me informacione për dëme të shkaktuara.