Botë

Covid 19, Kosov, 171 të shëruar, 145 raste të reja, 6 të vdekur

18.07.2020 17:17

Ne Kosovë për here të pare në 24 orët e fundit numri i të shëruarve nga virusi korona...

Ne Kosovë për here të pare në 24 orët e fundit numri i të shëruarve nga virusi korona ka arritur të jetë më i lartë me gjithsej 171 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2.811 raste. Nderkohë 6 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit, duke çuar në 130 numrin e viktimave nga Covid-19. Janë shënuar 145 raste të reja pozitive me këtë virus, ku numri I përgjithshëm ka prekur shifrën pesë mijë e 617, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.676. 
 
"Ju Bejme apel që qytetaret të kenë kujdes ti zbatojnë rekomandimet e minsitris së shëlndetësisë  dhe me këtë garantohet që ruajnë shendetin e tyre dhe të familjes  dhe që gradualkishtë do të shkojmë në shuarjen e pandemisë.", tha Naser Ramadani, drejtori i IKSHPK-së.
 
Covid 19, Shqipëri, 50 të shëruar ,102 raste të reja, 4 të vdekur 
 
Ndersa në Shqipëri  brenda 24 oreve kane humbur betejen me korona virusin 4 persona, ndersa nga  501 testime, 102 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi I epidemisë deri me tani betejën me covid 19 ne Shqipëri e  kanë humbur 111 persona. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje  bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.