Ban Ki-mun e anuloi vizitën në Afrikën Perëndimore

28.10.2014 10:27

Sekretari i përgjithshëm KB-së Ban Ki -mun vendosi që ta anulojë vizitën e planifikuar në fund të tetorit në vendet e Afrikës Perëndimore me epidemi të ebolës "që të mos pengojë në përpjekjet për luftën kundër sëmundjes", deklaroi dje përfaqësuesi i Ban, Stefan Duzharik......

Ai tha  se sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore do t'i viztojë këto vende në "kohën e përshtatshme".

Ban Ki-mun planifikon që të arrijë në rajon më 31 tetor dhe ta vizitojë Guinenë, Liberinë, Sierra Leonen, që të demonstrojë solidaritet me popujt e këtyre tre vendeve, që më tepër po vuajnë nga epidemia.

Të dielën në Afrikën Perëndimore arriti ambasadori i SHBA-së në KB, Samanta Pauer, që ta tregojë përkrahjen e SHBA-së për vendet e prekura nga ebola dhe për përpjekjet e tyre për luftë me virusin vdekjeprurës.

Australia njoftoi se  ndalon dhënien e vizave humanitare dhe emigruese për banorë të vendeve nga Afrika Perëndimore, ku është e pranishme Ebola, që të mos lejojë  virusi vdekjeprurës të arrijë deri në territorin e saj.

Në Japoni qeveria njoftoi se ka krijuar shtab për luftë kundër përhapjes së ebolës dhe qendër informative.