BE-ja do ta shqyrtojë arsyeshmërinë nga sanksionet ndaj Rusisë
28.10.2014 10:32
Komiteti i Përfaqësuesve të përhershëm të Bashkimit Evropian (COREPER) në mbledhjen e sotme të rregullt do ta shqyrtojë arsyeshmërinë e mbajtjes së mëtutjeshme të sanksionve ndaj Ruisë........

"Situata në Ukrainë dhe sanksionet drejt Rusisë sot do të shqyrtohen", deklaroi një burim anonim nga BE-ja.
Është parashikuar që ambasadorët e 28 vendeve-anëtare të BE-së të bisedojnë se si të zbatohet plani paqësor për Ukrainën, të respektohet ndërprerja e zjarrit, të shqyrtohen rezultate nga zgjedhjet parlamentare në Ukrainë dhe roli i Rusisë në zgjidhjen e krizës në Ukrainën Lindore.
Ambasadorët do ta analizojnë situatën dhe do të japin rekomandim deri te Këshilli i ministrave për punë të jashtme të BE-së.
