Merkel: Pak shpresa për marrëveshjen e rimëkëmbjes
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e mundur që liderët e BE..

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e mundur që liderët e BE të mos arrijnë një marrëveshje sot për paketën e diskutueshme të rimëkëmbjes shumë miliardë euroshe si edhe për buxhetin afatgjatë.
“Ekziston shumë gatishmëri, por ka shumë pozicione të ndryshme… është shumë e mundur që sot të mos ketë rezultat”, theksoi Merkel.
Të 27 udhëheqësit e Bashkimit Europian i kanë shtuar një ditë samitit të tyre, ndërsa përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje për një paketë të madhe stimulimi miliarda eurosh për ekonomitë e tyre dhe buxhetin e tyre afatgjatë, të dëmtuara nga virusi Covid-19. Krerët e qeverive do të rikthehen sot në orën 10:00 GMT pasi një propozim i ri për planin, i paraqitur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dukej se po merrte diskutime në drejtimin e duhur, por nuk arriti të zgjidhë shumë pyetje të mprehta çka mund të bllokojë këtë marrëveshje.
