Maqedoni
Covid 19, Osmani: Të vazhdohet me respektimin e masave
19.07.2020 14:15
Qytetarët edhe më tej duhet të respektojnë masat që i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive...

Qytetarët edhe më tej duhet të respektojnë masat që i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive, vlerëson mikrobiologu Dukagjin Osmani. Në kohën kur në sezonin e verës, qytetarët vizitojnë plazhet dhe pishinat, Osmani thekson se komisioni ka hartuar protokollet e duhura dhe nëse zbatohen rekomandimet për distancë sociale nuk ekziston rrezik i përhapjes enorme të virusit.
“Një gjë që është pozitive për Maqedoninë, një kohë të gjatë Maqedonia është pa masa restriktive edhe masa parandaluese të karantinës siç ishin në filli. Për atë arsye ky numër real është numër i mënyrës së jetesës së lirë. Prandaj, mendoj se nuk pritet rritje enorme e numrit të të infektuarve nga të themi nëpër pishina apo nëpër ngjarje tjera, nga ky numër të cilin e kemi tri javët e fundit.”, tha Dr. Dukagjin Osmani, mikrobiolog.
Ajo që në opinion përflitet për një kohë të gjatë është përhapja e një vale në sezonin e vjeshtës. Mikrobiologu Osmani thekson se sistemi shëndetsor ka bërë përgaditjet e duhura. Komplikimet mund të jenë me fillimin e përhapjes së gripit sezonal, por thekson masat parandaluese janë të njejta për të gjitha llojet e viruseve.
“Mjekët dhe opinioni më tepër thirren për shkak të fillimit të muajve apo javëve të sezonit të gripit dhe komplikimi mund të jetë në at drejtim. Prandaj masat të cilat janë për parandalimin e Covid 19 apo infekcionit me sars cov-2 janë të njejta me masat për parandalim nga virusi i gripit apo influencës. Me atë përparësi për influencën që veçmë vaksina është në shitje për një kohë të gjatë, pra vaksina ekziston. Është vaksinë sezonale në bazë të tipit të virusit i cili qarkullon, ndërsa për cov 2-shin ende nuk ka vaksinë, por masat e përgjithshme të cilat nuk duhet të neglizhohen janë të njejta dhe duhet të respektohen.”, tha Osmani.
Rasti i parë në vendin tonë me virusin korona është regjistruar më 26 shkurt. Që prej atëher deri më sot janë infektuar mbi 8 mijë persona, prej të cilëve mbi 400 persona kanë vdekur.
ERSAN PAJAZITI
