Pentagoni konfirmon se SHI posedon armë për MKA
Pentagoni konfirmoi se Shteti Islamik disponon me mjete për Mbrojtje Kundërajrore, por se edhe SHBA-ja ndërmerr masa që të ulen rreziqet nga përdorimi i këtyre armëve......

"Mund të konfirmojmë se Shteti Islamik disponon me numër të kufizuar të mjeteve për mbrojtje kundërajrore", deklaroi Alisa Smith përfaqësuese e Ministrisë së Mbrojtjes amerikane.
Ajo shton se SHBA-ja ndërmerr masa të domosdoshme për uljen e rreziqeve lidhur me përdorimin e MKA nga ana e ekstremistëve.
"Nuk kemi dëshmi se SHI disponon dhe përdor komplekse bartëse zenite-raketore, ndërsa gjithashtu nuk mund të analizojmë se çfarë armësh janë konfiskuar nga ekstremistët", shtoi Smith.
Paraprakisht zbulimi gjerman kumtoi se SHI disponon me komplekse raketore me të cilat mund të rrëzojë aeroplanë pasagjerësh.
