Botë

Kosovë, 5 të vdekur, 118 pozitivë, 157 të shëruar

19.07.2020 18:43

Ne Kosovë brenda 254 orëve jane regjistruar 5 të vdekur, 118 pozitivë dhe 157 të shëruar nga covid-19...

Ne Kosovë brenda 254 orëve jane regjistruar 5 të vdekur, 118 pozitivë dhe 157 të shëruar nga covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste, 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.
 
Shqipëri, 82 pozitiv 1 i vdekur dhe asnjë të shëruar 
 
Në shqipëri janë zhvilluar 331 testime, ku kanë rezultuar 82 raste të reja me Covid-19.Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.