Në Berlin mbahet konferencë për refugjatët sirianë

28.10.2014 11:55

Në Berlin mbahet sot një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar refugjatët sirianë.......

Nikoqiri i konferencës, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje 20 krye-diplomatëve pjesëmarrës dhe përfaqësuesve të dhjetë organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në grumbullimin e ndihmave të reja për Sirinë.

Vlerësohet se kriza me refugjatët sirianë është njëra nga më të rëndat, me të cilat është ballafaquar Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) gjatë punës së saj 64 vjeçare.

UNHCR, ka bërë të ditur se 3.2 milionë sirianë janë larguar jashtë vendit dhe 6.4 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda.