Botë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak holandez

20.07.2020 09:50

Dy persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Detin e Karaibeve...

Dy persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Detin e Karaibeve, në afërsi të Arubës, bëri të ditur sot Ministria holandeze e Mbrojtjes.

Helikopteri NH90 është rrëzuar gjatë përfundimit të patrullimit të rregullt, ndërsa Ministria bëri të ditur se po e heton shkakun për rrëzimin e fluturakes.

Kanë humbur jetën piloti dhe koordinatori taktik, ndërsa dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë mbijetuar pa lëndime më serioze.

Anijet e shpëtimit përpiqen t’i gjejnë mbetjet e helikopterit dhe kutinë e zezë. Të gjithë helikopterët e këtij lloji janë tërhequr nga përdorimi derisa zgjat hetimi./mia