Botë

Emiratet e Bashkuara lansuan raketën e parë në Mars

20.07.2020 12:51

Emiratet e Bashkuara Arabe sot e lansuan misionin e tyre të parë në Mars nga kosmodromi në Japoni...

Emiratet e Bashkuara Arabe sot e lansuan misionin e tyre të parë në Mars nga kosmodromi në Japoni, i cili është gjithashtu misioni i parë ndërplanetar i një vendi arab.

Lansimi i raketës së quajtur “Amal”, nga Qendra hapësinore “Tanegashima”, në një ishull të vogël në jug të Japonisë, fillimisht ishte planifikuar për të mërkurën, por u shty për shkak të motit të keq.

Raketa do të mbajë instrumente për ta studiuar atmosferën e sipërme dhe ta monitorojë ndryshimin e klimës në Mars, ndërsa rreth këtij planeti duhet të qarkullojë të paktën dy vjet.

Emiratet e Bashkuara Arabe, theksojnë se në këtë mënyrë për herë të parë do të jetë e mundur të merret një pasqyrë e plotë e atmosferës në Mars në periudha të ndryshme. “Misioni i Emirateve të Bashkuara Arabe kushton 200 milion dollarë”.