Botë

OBSh: Numri i të infektuarve në botë shënon rritje

20.07.2020 13:13

Numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë globin shënon rritje rekorde...

Numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë globin shënon rritje rekorde, sepse për 24 orë janë regjistruar mbi 259 mijë raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 14 milion persona.
 
Më shumë rritje të rasteve të reja ka në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut. Në Britaninë e Madhe nga Covid-19 kanë humbur jetën mbi 45 mijë njerëz, ndërkohë që kryeministri i këtij vendi thotë se nuk ka nevojë për një karantinë të dytë kolektive.
 
Një ditë më parë, janë regjistruar 237 mijë e 743 raste të reja. Numri i rasteve të vdekjes u rrit për 7 mijë e 360, që paraqet rritje më të madhe ditore prej 10 majit. Ndërsa më shumë se 14 milionë persona janë infektuar me virusin në botë, ndërsa gati 600 mijë kanë ndërruar jetë.
 
SHBA-ja ka 3.7 milionë të infektuar, Brazili mbi 2 milionë, ndërsa India u bë vendi i tretë me më shumë se një milionë raste të virusit Korona. Brenda 24 orëve, në Brazil janë shënuar 921 vdekje, në Meksikë - 578 dhe në Indi – 543, si pasojë e Covid-19.