Botë

Lam: Gjendja epidemiologjike në Hong-Kong është kritike, do të vendosen masa të reja

20.07.2020 14:14

Gjendja epidemiologjike në Hong-Kong është kritike dhe nuk ka shenja se ajo do të vihet nën kontroll...

Gjendja epidemiologjike në Hong-Kong është kritike dhe nuk ka shenja se ajo do të vihet nën kontroll, deklaroi liderja e Hong-Kongut, Keri Lam.

Në 24 orët e fundit janë paraqitur 108 raste të reja me koronavirus, me çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.900.

Lami paralajmëroi masa të reja, përfshirë edhe mbajtjen e maskës dhe punë nga shtëpia për ato vende publike pune që nuk janë kyçe për mirëmbajtjen e qytetit, transmeton B-Bi-Si.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, që javën e kaluar u miratuan disa masa, si dhe mbyllja e bareve, sallave sportive dhe klubeve të natës dhe mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik.

Lami paralajmëroi edhe masa shtesë, nëse numri i të infektuarve në bazë ditore nuk fillon të ulet./mia