Në Lezbos kanë arritur 90 refugjatë dhe emigrantë
Në dy raste të veçanta, me dy barka, në ishullin grek Lezbos, dje kanë arritur 90 refugjatë dhe emigrantë...

Në dy raste të veçanta, me dy barka, në ishullin grek Lezbos, dje kanë arritur 90 refugjatë dhe emigrantë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pas testit të bërë për Kovid-19, siç është tashmë praktikë, refugjatët dhe emigrantët janë akomoduar në njërin nga kampet për karantinë. Sipas agjencisë gazetareske greke ANA-MPA, në njërin objekt për karantinë ka 91 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa në tjetrin 201.
Vetëm gjatë fundjavës, në Lezbos arritën 148 persona në katër raste të veçanta, ndërsa, sërish nga fillimi i muajit, vlerësimet janë se nga bregdeti turistik në ishull kanë arritur rreth 200 refugjatë dhe emigrantë.
Paralelisht, siç publikoi MIA, kufizimi i lëvizjes në kampet dhe qendrat e refugjatëve për pranim dhe regjistrim të refugjatëve dhe emigrantëve në të gjithë Greqinë është vazhduar deri më 2 Gusht./mia
