Hoti dhe Thaçi: Nuk ka dialog teknik me Serbinë, flasim për njohje

20.07.2020 16:32

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, dhe presidenti, Hasihm Thaçi...

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, dhe presidenti, Hasihm Thaçi, thonë se me Serbinë nuk ka më dialog teknik, por vetëm politik, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Takimi i radhës në Bruksel u paralajmërua për të enjten, ku do të marrë pjesë koordinatori shtetëror për dialogun.

“Ky proces ka filluar pas më shumë se 20 muajsh, duke e ditur gjithmonë se cili është qëllimi final i procesit të dialogut, që është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik për normalizim të marrëdhënieve. Të enjten është një takim tjetër në Bruksel, ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog të cilin do ta emëroj së shpejti. Dialog teknik nuk ka.”,- tha kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti.

“Të enjten një proces i sigurt, i besueshëm dhe pastaj i pranueshëm edhe prej qytetarëve të Kosovës që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, aspektet teknike i kemi diskutuar tash e 9 vite, por të përmbyllet me njohje reciproke sa ma shpejtë që të jetë e mundur.”,- u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Basha: Dialogu do të rezultojë me njohje reciproke

Këto prononcime Hoti dhe Thaçi i bënë pas takimi me kreun e Partisë Demokratike të Shqipëri-së, Lulzim Basha, i cili përshëndeti rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Të ju shpreh edhe një here mbështetjen e plotë timen PD-së dhe opozitës së bashkuar, në këtë përqasje parimore e cila ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke midis republikës së Kosovës dhe republikës së Serbisë.”,- tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Basha njëherit premtoi se nëse partia e tij i fiton zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, do të heq taksën në Rrugën e Kombit. (Gyltene Sinani, TVM2)