Gruevski në Belgjikë në shënimin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

28.10.2014 12:01

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Mbretërinë e Belgjikës do të marrë pjesë në ceremoninë komemorative për shënimin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.......

Ngjarjet, siç njofton raportuesi i MIA-s nga Brukseli, do të mbahen në qytetet belge Njuport dhe Ipër.

Komemoracionin e sotëm e organizon mbretëria belge në krye me mbretin Filip dhe mbretëreshën Matilda, ndërsa do të marrin pjesë edhe një numër i madh i përfaqësuesve të familjeve mbretërore në mesin e të cilëve edhe princesha Beatriks nga Holanda, princsha Mejrem nga Maroku dhe duka i madh i Luksemburgut, Anri Albert Gabriel Feliks Mari Giom.

Nga liderët politikë, krahas kryeministrit të Maqedonisë Gruevski, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentja e Maltës Mari Luiz Koleiro Preka, i Hungarisë Janosh Ader dhe i Malit, Ibrahim Bubakar Keita, ministri francez i Mbrojtjes Zhan-Iv Ledrian, si dhe një numër i madh i kryetarëve të parlamenteve, ministra dhe përfaqësues të lartë të gjithsej 83 vendeve.

Krahas familjes mbretërore të Belgjikës, nikoqir i komemoracionit të sotëm është kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel dhe nënkryetari dhe ministër i Punëve të Jashtme, Didie Render.