Kosovë, katër të vdekur e 142 të infektuar me Covid-19
20.07.2020 19:15
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan katër viktima...

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan katër viktima nga virusi Korona si dhe 142 raste të reja pozitive, nga testimi i 485 mostrave.
Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, i cili ka konfirmuar 101 raste të të shëruarve.
Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në 5.877, prej të cilëve 139 kanë humbur jetën, ndërsa 3.069 janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka themeluar edhe bordin këshillëdhënës për COVID -19, i cili do të udhëhiqet nga mikrobiologu, Lul Raka.
