Shqipëri, një i vdekur 81 e të infektuar me Covid-19

20.07.2020 19:47

Shqipëria vijon të ketë rritje të numrit të personave të infektuar me Covid-19...

Shqipëria vijon të ketë rritje të numrit të personave të infektuar me Covid-19. Aktualisht 123 pacientë janë duke u trajtuar në dy spitalet COVID, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Gjatë 24 orëve të fundit  nga  267 të testuar ,janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19, ndërsa një persona ka humbur jetën. Me vendim të qeverisë shqiptare, do të ndalohen klubet e natës, diskot, “bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre.

“Kjo situatë që po kalojmë, kërkon zbatim rigoroz të protokollit të sigurisë. Çdo neglizhencë apo mos respektim i masave cenon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhje ai prek çdo moshë dhe përhapet me shpejtësi aty ku njerëzit e lejojnë.”,- theksoi ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.