Tiranë, Këshilli Politik nuk arrin pajtueshmëri

20.07.2020 21:11

Nuk ka arritur asnjë hap pozitiv këshilli politik në mbledhjen e kësaj të hëne...

Nuk ka arritur asnjë hap pozitiv këshilli politik në mbledhjen e kësaj të hëne, edhe pse pjesëmarrës në tryezë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit që ka zgjatur 5 orë, u diskutua për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me listat e hapura që i kërkon kryeministri si dhe me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Në dalje, kryeministri tha se diskutimet nuk sollën gjë të re por ishin pozitive.

Por, Gazment Bardhi, i dërguar i Lulzim Bashës në takim, kërkoi një datë për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa ndryshime, datë e cila nuk i është artikuluar nga kryeministrit.

Ndërkaq Mylym Murri i grupit parlamentar Demokrat u shpreh në të njëjtën linjë me mazhorancën, duke kërkuar lista të hapura.

Takimet pritet të vijojnë edhe këtë të martë për gjetjen e një dakordësie për ndryshimet në kushtetutë. (Luljeta Ndoka, TVM2)