Botë
Republika Dominikane shpalli gjendje të jashtëzakonshme
21.07.2020 10:07
Republika Dominikane shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak “rritjes shqetësuese”...

Republika Dominikane shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak “rritjes shqetësuese” të numrit të personave të infektuar me koronavirus.
Presidenti i këtij shteti të karaibeve Danilo Medina shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 45 ditët vijuese, pa saktësuar çfarë masash restriktive do të vendosen në këtë periudhë.
Medina e solli këtë dekret presidencial me qëllim që të shmanget mbingarkimi i sistemit shëndetësor privat.
Në Republikën Dominikane deri tani konfirmuan 53.956 raste të koronavirusit prej të cilëve 1.101 gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej në vend kanë vdekur 993 persona.
