Dy kompani të Maqedonisë fituan çmimin evropian për cilësi

28.10.2014 13:09

Çmimin evropian për cilësi që e ndan Global Trade Leader’s Club në Paris e fituan dy kompani të Maqedonisë............

Për cilësi në gastronomi, restorane dhe hotileri çmimin e fitoi "Hacat", ndërsa për cilësi në ndërtimtari kompani "Adora Inzhinering".

Kompania "Hacat" punon nga viti 2001. Veprimtari themelore e ka prodhimin, distribuimin e ushqimeve dhe ketering servisin.

"Adora Inzhinering është e specializuar për ndërtimin dhe projektimin e  ndërtesave luksoze banesore-komerciale dhe rezidencave.

Çmimi kompanive iu nda nga ana e sekretarit të përgjithshëm të  Global Trade Leader’s Club, Rikardo Roso.