Botë
Aksident trafiku në Francë, jetën e humbën pesë fëmijë
21.07.2020 11:45
Pesë fëmijë e humbën jetën në një aksident trafiku në autostradë në Francë...

Pesë fëmijë e humbën jetën në një aksident trafiku në autostradë në Francë, kur automjeti në të cilin ishte familja nëntë anëtareshe u përmbys, ndërsa pastaj është përfshirë nga zjarri.
Tre të rritur dhe një fëmijë menjëherë janë transferuar në spital me lëndime serioze.
Shoferi, për arsye tani për tani të panjohura, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë nga rruga, disa herë është rrokullisur, ndërsa pastaj është përfshirë nga zjarri dhe është ndalur në një fushë afër autostradës./mia
