Botë
Në Ukrainë një burrë i armatosur mban peng 20 udhëtarë në një autobus
21.07.2020 12:03
Në qytetin Luck të Ukrainës, një burrë i armatosur me eksploziv dhe armë ka marrë peng 20 udhëtarë...

Në qytetin Luck të Ukrainës, një burrë i armatosur me eksploziv dhe armë ka marrë peng 20 udhëtarë në një autobus, bëri të ditur policia e rajonit Volin.
Qendra e qytetit është mbyllur për trafik, transmeton televizioni rus Zvezda. Shefi i policisë rajonale, Jurij Kroshko tha se tani për tani nuk ka informacione se dikush është lënduar.
“Për momentin ndiqen rrjetet sociale. Nuk ka kurrfarë kërkesash në profilin e tij. Vetëm fraza të përgjithshme. Ne ende hulumtojmë, përpiqemi të negociojmë”, tha Kroshko./mia
