Botë

Tetë ushtarë humbën jetën në një sulm kamikaz në Afganistan

21.07.2020 12:27

Tetë ushtarë humbën jetën në një sulm kamikaz mbi një konvoj të armatës afgane...

Siç transmetojnë mediat e huaja, talebanët e kanë ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në kushte të rritjes së përgjithshme të dhunës në Afganistan.

Javëve të fundit ka ndodhur një përshkallëzim i madh i dhunës dhe përplasje të shpeshta midis luftëtarëve talebanë dhe forcave qeveritare afgane, sepse Kabuli zyrtar nuk e ka përmbushur detyrimin e vet të lirojë qindra pjesëtarë të arrestuar të lëvizjes talebane, në suaza të marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve.

Një përfaqësues i Ministrisë afgane të Mbrojtjes deklaroi se kamikazi në automjet ka aktivizuar mjet shpërthyes në qarkun Sajed Abad në provincën Vardak dhe ka vratë tetë ushtarë, ndërsa ka plagosur nëntë të tjerë.

Talebanët e ndërmorën përgjegjësinë, duke pohuar se forcat qeveritare kanë pësuar humbje të konsiderueshme në përleshjet e paradokohshme.

Edhe pse në shkurt në Doha ishte nënshkruar marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve për tërheqje graduale të trupave të huaja nga Afganistani me garanci të sigurisë në të cilin u zotuan talebanët, qeveria në Kabul refuzon të lirojë 600 talebanë të burgosur për të cilët pohon se kanë marrë pjesë në aksionet vdekjeprurëse./mia