Miratohet marrëveshja e 5 qershorit në Komision
Mazhoranca shqiptare miratoi me shumicë votash në Komisionin e Ligjeve marrëveshjen....

Mazhoranca shqiptare miratoi me shumicë votash në Komisionin e Ligjeve marrëveshjen për reformën zgjedhore, të arritur nga Këshilli Politik më 5 qershor. Kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, garantoi se këto ndryshime do ta pasurojnë më tepër Kodin Zgjedhor.
"Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji. Falënderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posaçëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua. Kodi i ri zgjedhor është pasuruar.",- tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Projektligji do të shkojë për votim në Kuvend më 30 korrik, në seancën e fundit për këtë sesioni parlamentar, ku mazhorancës i duhet të mbledhë 84 vota, Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të Myslim Murrizit se opozita e re nuk do ta votojë këtë marrëveshje nëse nuk hapen listat, duket se ka nisur rrjedhja e parë e votave.
Deputeti Selami Janisheri është i pari që deklaron tërheqjen nga lista e 28 deputetëve që kërkojnë ndryshime kushtetuese. (Luljeta Ndoka, TVM2)
