Covid-19 në Kosovë, 168 raste të reja e 157 të shëruar

21.07.2020 19:25

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 415 mostra....

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 415 mostra prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë me virusin Korona, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.