Covid 19 në Shqipëri, 119 raste të reja, 45 të shëruar e 4 viktima

21.07.2020 19:45

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 482 testime...

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitivë, 4 pacientë kanë vdekur dhe 45 janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.”,- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, në dy spitalet COVID ne Shqipëri, po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.